​Vajzat e Kosovës e Shqipërisë përballen sot në basketboll

Kombëtarja e Kosovës në basketboll për vajza do të përballet sot me kombëtaren e Shqipërisë në gjysmëfinale, në kuadër të Kampionatit Evropian të Shteteve të Vogla (FIBA 2026), që po mbahet në Pejë.

“Dardanet” kanë triumfuar bindshëm ndaj Armenisë, me rezultat 85-39, në ndeshjen e zhvilluar të mërkuren, derisa Shqipëria e mposhti Gjeorgjinë 98-78, duke siguruar kështu të dyja një vend për në gjysmëfinale.

Përballja gjysmëfinale do të zhvillohet nga ora 19:00, në palestrën sportive në “Karagaç”, në Pejë.

KosovaPress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU