Ngjarja tragjike që ndodhi në Lipjan më 5 korrik 2025, ku Agon Zejnullahu humbi jetën pas ndërhyrjes së policisë, ka tronditur opinionin publik në Kosovë. Por kjo ngjarje ka ngjashmëri shqetësuese me një rast të regjistruar në SHBA pesë vite më parë – ku një person humbi jetën në rrethana pothuajse identike, teksa mbahej i shtrirë në tokë dhe thoshte se “nuk mund të marrë frymë”.
🎥 Shiko videon e rastit në SHBA (2019) në YouTube
✋ Çfarë ndodhi në SHBA?
Në vitin 2019, një burrë në SHBA u ndalua nga policia për sjellje të çrregullt. Gjatë arrestimit, ai u përball me përdorim force të tepruar – u shtri për tokë, iu vendosën prangat dhe, pavarësisht se ankohej se nuk mund të merrte frymë, oficerët vazhduan ta mbajnë të shtrirë për më shumë se 10 minuta. Ai më pas vdiq. Videoja e këtij rasti u bë virale dhe ngjalli protesta në mbarë vendin, duke ringjallur debatet për dhunën policore dhe mungesën e përgjegjësisë instit/Raporto24/