No menu items!

Vjosa Osmani: 900 milionë euro po i ikin Kosovës për shkak të bllokadës në Kuvend

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është deklaruar për media pas përfundimit të takimit mes krerët e partive politike në vend.

Osmani është shprehur se sot bëhet një muaj nga seanca e parë në Kuvendin e Kosovës, por që fatkeqësisht edhe pas 16 përpjekjesh nuk ka pasur rezultat në konstitumin e Kuvendi.

“Po ju njoftoj që arsyeja pse u desh të mbaj këtë konferencë tani dhe jo pas takimit me përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo shumicë, është se më duhet me njëherë të udhëtoj për në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Desha t’ju njoftoj për disa prej çështjeve që i diskutuam në takimin me liderët e partive kryesore në vend. Sot bëhet një muaj nga seanca e parë në Kuvendin e Kosovës, por që fatkeqësisht edhe pas 16 përpjekjesh nuk ka pasur rezultat në konstitumin e Kuvendit. Pasojat kryesore i bartë vendi ynë dhe qytetarët, kjo është arsyeja pse në zbatim të kompetencave të presidencës kam ftuar kryesuesit e partive politike dhe bartësit e koaliconeve, dhe pas pak do të takohem me partitë e komuniteteve jo shumcië për të diskutuar rrugën përpara.

Më lejoni të sqaroj se ky është vetëm takimi i parë, nëse është e nevojshme, nga java tjetër do të takoj liderët e partive edhe individualisht për të vazhduar edhe me formate më pas sipas nevojes. Këto nuk janë kosnultime për krijimin e qeverisë sepse këto i takojnë ekskluzivisht partive politike. Diskutimet e sotme, së paku nga ana ime, kanë qenë të fokusuara në tërësi të çështja e konstituimit të Kuvendit”, ka thënë Osmani.

Osmani, është shprehur se Kosova mund ti humbë rreth 900 milione euro për shkak të kësaj bllokate të Kuvendit./IndeksOnline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.