Sot, u mbajt seanca gjyqësore të radhës për rastin “Banjska”, ku prokurori special i shtetit, në cilësinë e provës, paraqiti para të pandehurve një inçizim.
Në këtë video u shfaq një tubim i mbajtur më 13 tetor 2021, ku presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq i kishte pritur në Rashkë të Serbisë “një grup qytetarësh serb nga Kosova”, në fakt, të gjithë pjestarë të strukturave ilegale e kriminale të Serbisë, që aso kohe funksiononin në vendin tonë. Në minutën e gjashtë të këtij inçizimi, u shfaq serbi nga Zveçani Vlladimir Radivojeviq – i njohur me nofkën “Mami”, i cili në këtë tubim që ngjasonte me “mitingjet e solidaritetit” të viteve 80ta të shekullit të kaluar, para Vuçiqit e qante hallin e serbëve të Kosovës.
si=GnjDe1QuJkwWZ4Ab
Një nga “mitingjet e solidaritetit me serbët e Kosovës”, të fund-tetëdhjetave të shekullit të kaluar, që i parapriu ardhjes në pushtet të paraardhësit politik të Vuçiqit, kriminelit Sllobodan Millosheviç.
Në sulmin terrorist të 24 shtatorit e vitit 2023 ky “Mami” nga Zveçani u shfaq në mesin e bandës terroriste të Banjskës, i ulur fare pran kryeterroristit Milan Radojçiq. Ai është njëri nga 43 personat e kërkuar nga policia e Kosovës, për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë.
Sipas organeve të sigurisë së Kosovës, Vlladimir Radivojeviq është i dyshuari kryesor për vrasjen e oficerit policor, sot Heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut. Telefoni i tij është gjetur në vendin ku është iniciuar aktivizimi i minës, nga e cila është vrarë efektivi policor Bunjaku. Prezenca e tij në sulm është dëshmuar edhe nga imazhet e gjirimeve me dron.
Por, terroristi “Mami”, nga Zveçani, pëveç se ishte pjestarë i strukturave kriminale të Serbisë në Kosovë, ai kishte pasur edhe një angazhim tjetër në Kosovë dhe ate të mirëpaguar.
Vlladimir Radivojeviq kishte qenë shofer personal i drejtorit të “Telekom Srbija” në Kosovë, apo mts DOO, Zoran Milivojeviç – i njohur me nofkën “Zelja”. “Mami” ishte paguar nga ky operator që në vendin tonë ofron telefoni mobile e shërbime kabllore e IP-TV.
Sipas burimeve të KosovaNews, Vlladimir Radivojeviq i kishte rrjedhur rroga deri në muajin shkurt të vitit 2024, pra, edhe gjashtë muaj pas sulmit terrorist në Banjskë, ku ky kishte qenë një ndër organizatorët.
Zoran Millivojeviq, i njohur me nofkën “Zelja” është njeri i afërt me Vuçiqin e një veçanti me njeriun e Moskës në Serbi, Alleksandar Vullinin. Për më shumë, mund të ndiqni një emision nga produksioni “Insajder” e të emituar, në maj të vitit 2018, nga kanali N1 në Serbi.
Artikulli i Plot👇
Terroristi “Mami” nga Zveçani, ishte shofer i drejtorit të “Telekom Srbija” në Kosovë