No menu items!

Zbulohet oficeri serb i BIA-s, që komunikonte me të dyshuarin për spiunazh Hysri Selimi

Pas publikimit të përgjimeve tronditëse në “Debat Plus”, ku protagonist ishte Hysri Selimi i arrestuar për spiunazh, televizioni Dukagjini ka vijuar hulumtimet, duke zbuluar detaje të reja rreth lidhjeve të tij me shërbimin serb të inteligjencës.

Burime të sigurta konfirmojnë se oficeri i BIA-s që komunikonte me Selimin është Igor Babiq, i lindur në vitin 1975 në Gjilan. Aktualisht, ai është oficer aktiv i BIA-s në Nish të Serbisë, por ka ndikim të madh në rajonin e Gjilanit, ku konsiderohet si një nga figurat kyçe për ruajtjen e pushtetit të Listës Serbe.

Sipas informacioneve të siguruara nga Debat Plus, Babiq ka qenë pjesë e strukturave të UDB-së gjatë viteve ’90, ndërsa komunikimet e tij me Selimin zbulojnë një rrjet të organizuar të ndikimit dhe spiunazhit.

Nga ana tjetër, Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) posedon të dhëna për disa udhëtime të Selimit drejt Serbisë, që dyshohet se kanë qenë pjesë e këtij aktiviteti të koordinuar kundër sigurisë së Kosovës.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.