Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, janë nazistë.
Në një opinion të publikuar në Telegram, e pastaj shpërndarë ne Twitter, Zakharova thotë se Kurti dhe Zelensky vetëm pretendojnë se e kundërshtojnë etiketimin si neonazistë, duke thënë se së shpejti ata do ta pranojnë këtë.
“Opinion nga Maria Zakharova. Në fund të fundit, Kurti, Zelensky dhe të tjerë që pëlqejnë të këndojnë lavdi Ukrainës, vetëm pretendojnë se kundërshtojnë të etiketohen si neo-nazistë. Unë mendoj se ata së shpejti do të thonë: Po, ne jemi nazistë, por çfarë mund të bëni për këtë”, ka shkruar MPJ e Rusisë
#Opinion by Maria #Zakharova
💬After all, all those Kurti, Zelensky & others who like chanting Glory to Ukraine only pretend that they object to being labelled neo-Nazis. I think that they will soon say: Yes, we are Nazis, but what can you do about it?
🔗https://t.co/1UQZniY69I pic.twitter.com/Q7fxyufxmC
— MFA Russia 🇷🇺 (@mfa_russia) January 11, 2023