No menu items!

Zelensky foli me Erdoganin: “Jam gati të flas me Putinin”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se kishte folur me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për detajet kryesore të një takimi në Turqi, për të cilin ai thotë se mund të ndihmojë në përfundimin e luftës.

“Unë jam mirënjohës për mbështetjen dhe gatishmërinë e tij për të lehtësuar diplomacinë në nivelin më të lartë. Ne ndajmë një qëndrim të përbashkët për nevojën për një armëpushim,” tha Zelensky, transmeton Ballkani.info.

Zelensky tha se Ukraina është e gatshme për bisedime të drejtpërdrejta me presidentin rus Vladimir Putin, por edhe se është e nevojshme të sigurohet mbikëqyrja e një armëpushimi të mundshëm.

Kam rënë dakord me presidentin Erdogan për të vazhduar përpjekjet e përbashkëta për të siguruar paqen”, shtoi ai, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe kontaktit të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara.

Erdogan: Ky është një shans i ri për paqen, jam i bindur se nuk do të humbasë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se kontaktet e fundit në lidhje me luftën në Ukrainë kanë hapur një mundësi të re për paqen dhe shprehu besimin se ky shans nuk do të humbasë.

Ai nuk dha detaje të tjera, por deklarata e tij vjen përpara një takimi të mundshëm midis Ukrainës dhe Rusisë të enjten në Stamboll. /Ballkani.info

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.