Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani ka marrë pjesë sot në hapjen e ekspozitës së Blerim Ukës, me titull “Historiku dhe promovimi për pranimin e Kosovës në sportin ndërkombëtar nëpërmjet aparatit fotografik”.
Postimi i plotë i Osmanit:
Sot pata kënaqësinë të shoh nga afër historinë e ndërkombëtarizimit të sportit tonë përmes fotografive të Blerim Uka.
Një udhëtim i dokumentuar me pasion që e ka vendosur Kosovën në hartën sportive globale si dhe që flet për përkushtimin e Blerimit ndaj sportit të Kosovës.
Përgëzime për punën frymëzuese dhe kontributin e çmuar në afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.






