Sipas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, nga gjithsej 38 komuna të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë forca e parë në 24 komuna, duke përfshirë edhe komunën e Istogut dhe atë të Junikut.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kryeson në dy komuna, përkatësisht në Skenderaj dhe Drenas, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dalë e para në komunën e Deçanit.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka arritur të dalë forca e parë në asnjërën prej 38 komunave të vendit.
Referuar të dhënave të gjertanishme, në komunën e Mamushës, forca e parë politike është Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP).
Nga ana tjetër, Lista Serbe kryeson në 10 komuna me shumicë serbe.
Shpërndarja e komunave ku partitë kanë dalë të parat është si vijon:
LVV – 24 komuna
Lista Serbe – 10 komuna
PDK – 2 komuna (Skenderaj, Drenas)
AAK – 1 komunë (Deçan)
KDTP – 1 komunë (Mamushë).


