Zhegrova në bankë rezervë në derbin ndaj Torinos

Superylli kosovar, Edon Zhegrova do të jetë në bankën rezervë te Juventusi për ndeshjen e sotme kundër rivalit të qytetit Torino në “Derby della Mole’.

Trajneri i klubit bardhezi edhe sot nuk i ka besuar nga fillimi Edon Zhegrovës, i cili u paraqit në ndeshjen e mesjavës kundër Sportingut per 20 minuta.

Për Juventusin në portë starton Di Gregorio, mbrojtës: Kalulu, Rugani, Koopmeiners, në mesfushë luajnë McKennie, Locatelli, Thuram, Cambiaso e sulmi përbëhet nga Yildiz, Conceicao e Dusan Vlahovic.
Për skuadrën e Torinos do të luaj nga fillimi mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU