Zvicra mbyll pjesën e parë ndaj Hungarisë me epërsi të dyfishtë, shënohet një tjetër eurogol – VIDEO

Ka përfunduar pjesa e parë mes Zvicrës dhe Hungarisë, në duelin e parë mes tyre të grupit A.

‘Helvetët’ po avancojnë me rezultat 2-0 pas 45 minutëshit të parë, në një pjesë ku u kontrollua totalisht nga zvicëranët, shkruan Sinjali Sporti.

Sfidën e zhbllokoi mesfushori Kwadwo Duah, në minutën e 12-të.

Goli fillimisht u anulua nga anësori me pretekstin për pozicion jashtë loje, por pas rishikimit të VAR, goli iu rikthye helvetëve.

Michel Aebischer dha një super asistim për golashënuesin, i cili u tregua tejet gjakftohtë përballë portierit.

E asistuesi i golit të parë, këtë herë u përkujdes që të shënojë vet – duke realizuar një eurogol nga distanca në kohën shtesë, për t’i dhënë klubit epërsinë e dyfishtë në pushim.

https://twitter.com/i/status/1801974670381686932

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU