Naim Kadriu – Eprori i lartë i UÇK-së që dha gjithçka për çlirimin e Kosovës
Naim Kadriu kujtohet si një nga figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili dha një kontribut të madh në rrugën drejt lirisë. Ai ishte ndër eprorët kryesorë të Zonës Operative të Llapit, duke u shquar për vendosmëri, përkushtim dhe përkrahje të pa rezervë për bashkëluftëtarët e tij.
Fatkeqësisht, më 2006, Kadriu humbi jetën tragjikisht në një aksident në magjistralen Prishtinë–Podujevë, duke lënë pas një zbrazëti të madhe te familja, miqtë dhe bashkëluftëtarët e tij, por edhe në historinë e rezistencës sonë kombëtare.
Në shenjë respekti dhe nderimi për veprën e tij, shumë figura publike dhe bashkëluftëtarë morën pjesë në ngushëllime për familjen Kadriu.
Foto nga viti 2006 – Albin Kurti, Xhelal Sveçla dhe Liburn Aliu në ngushëllimin e familjes së eprorit të lartë të UÇK-së, Naim Kadriu.
Foto: Blerim Uka



