No menu items!

Çfarë ndodh me Haki Abazin nëse nuk ka asnjë provë për Prokurorinë ?

Emri më i përfolur këto ditë në politikën kosovare është Haki Abazi. Pretendimet e tij për ekzistencën e video-incizimeve që vërtetojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ka ngjallur shumë reagime. Pasi ai u intervistua nga Prokuroria Speciale nuk deklaroi nëse ka ofruar ose jo prova-dëshmi për pretendimet e tij.

Por, a mund të kenë pasoja për të nëse akuzat që ai bëri nga Kuvendi i Kosovës për rastin e zhdukjes së provave të Astrit Deharit nuk kanë prova?

Drejtori ekzekutiv Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, tha për Insajderin se deklaratat publike lidhur me një çështje te caktuar, nuk kanë pasoja juridike në aspektin penal.

“Në bazë të ligjit në Kosovë, deklaratat publike lidhur me një çështje te caktuar, përjashto rasteve kur deklaratat hyn në kuadër të nxitjes së urrejtjes, nuk kanë pasoja juridike në aspektin penal.  Për më tepër, në rastin e deputetit Abazi, i cili këto deklarata i ka dhënë nga Kuvendi i Kosovës, për të përmbledhur deklaratat e deputetit Abazi, nuk mund të hyn në kuadër të veprës penale, deklarim i rremë për çdo deklarim që e ka dhënë në Kuvendin e Kosovës apo studiot televizive”, deklaroi ai për Insajderin.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, deklarimi i rremë hyn në kuadër të sferës penale vetëm në rastet kur Pala, dëshmitari, eksperti në cilësi të dëshmitarit, i cili në procedurën gjyqësore ose penale, procedurën paraprake, në procedurën për kundërvajtje, në procedurën administrative, në procedurën para noterit publik ose në procedurën disiplinore jep deklaratë, ekspertizë ose raport të rremë.

Në këto rast kushdo që vepron në kundërshtim me këtë mund të dënohet me gjobë dhe me burgim.

Çfarë deklaroi Haki Abazi pas intervistimit në Prokurori ?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi është deklaruar pas intervistimit në prokurori për deklaratat e dhënë për rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

Abazi nuk ka dhënë detaje për atë se çka ka deklaruar brenda prokurorisë.

Por, ka përdorur një shprehje që sipas tij e përshkruan situatën, e që të lë të kuptohet se fjalën e ka për kryeministrin Kurti.

Edhe pse u pyet dy herë nga gazetarët se kush është palaçoja, Abazi nuk dha më shumë shpjegim.

“Kur hynë palaçoja në pallat mbretëror nuk bëhet mbret, vetëm mbretëria bëhet cirkus”, ka thënë ai përcjell Insajderi.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.