Gratë e tyre e urrejnë dhe e kërcënojnë
Kara Vera është një parukiere, e cila ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm për shkak të mënyrës se si ua pret flokët burrave.
Kur të shihni se si ajo e bën punën e saj, do të kuptoni menjëherë pse gjinia e bukur nuk e lejon partnerin të caktojnë një termin te Kara, transmeton Telegrafi.
Kara Vera (26) nga Kalifornia është një flokëtare e cila krijoi një mënyrë të pazakontë për ta bërë këtë punë. Ajo e quan atë “një metodë e veçantë që meshkujt nuk mund t’i rezistojnë”.
Me këtë mënyrë të prerjes së flokëve ajo tërhoqi klientë dhe ndjekës të shumtë në rrjetet sociale, pasi videot nga puna u bënë virale.


