No menu items!

Krasniqi: Kurti po del jashtë pakos së Ahtisaarit, e ka shkatërruar idenë e shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se procesi i dialogut me Serbinë ka degraduar dhe se për këtë fajtor është kryeministri Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.Në seancën plenare ku po raporton Kurti për takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars, Krasniqi tha se Kurti e ka pranuar që në marrëveshjen finale mos të ketë njohje të ndërsjellët.“Sot jemi dëshmitarë të degradimit të dialogut. Duhet me përgëzua kryeministrin për sinqeritetin sepse mbrëmë tha se ‘ka Asociacion’, por loja me fjalë e ka afatin e skadimit dhe kryeministri duhet të reflektojë. Kapërcimin më të madh në politikën shqiptare e ka bërë Albin Kurti. Unë vërtetë mund të them se nuk ka bërë tradhti kombëtare por ka bërë ndaj ndjekësve të tij dhe militantëve, sepse u ka thënë se s’do të ketë Asociacion. Nga njohja e ndërsjellët e ka pranuar mosnjohjen, është dorëzim me thënë se tekst më të mirë nuk do të kishim mundur të merrnim”, tha Krasniqi.“Po doni me dalë përtej pakos së Ahtisaarit, mbi të cilën, po në këtë Kuvend është shpallur pavarësia e Kosovës”.“Këtu është ironia, njeriu që tërë jetën që ka thënë jo negociata, ka degraduar në vetëvendosje, por jo të shqiptarëve por të serbëve. E ka shkatërruar idenë e shtetit që e kemi krijuar me aq mund

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.