Lopa shtiret sikur po flinte që të mos milej, video bëhet virale

Ky është momenti kur një lopë ‘dembele’ e quajtur Doris u kap duke bërë sikur po flinte për disa minuta, që të mos milej.

Lopa Doris u pa duke u përpjekur të flinte më shumë teksa u përpoq të shmangte mjeljen e saj në një video që është parë mbi 1.5 milion herë në TikTok.

Teksa lopët tashmë ishin ngritur dhe po mileshin, lopa Holstein-Friesian mund të shihej duke u përpjekur të qëndronte në gjumë për pesë minuta të tjera, përpara se të hidhej në veprim.

Punonjësi i fermës John Brodie kapi veprimet e pafytyra të lopës në kamera në një fermë në Isle of Wight.

Z. Brodie pranoi se Doris ishte ‘dembele’ dhe tha se ajo ishte ‘zakonisht e fundit që bënte diçka’.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU