No menu items!

“80% e kolegëve, të divorcuar”, mjeku: Shokun tim e la gruaja për trajnerin e sportit

Një studim i fundit ka treguar se një nga profesionet të cilat ka dhe numrin më të lartë të divorceve është ai i mjekut.

Neurokirurgu shqiptar në Spanjë Kita Sallabanda, i ftuar në emsionin Goodmorning Albania, konfirmoi këtë studim duke thënë se 80% e kolegëve të tij në spitalin ku punon në Spanjë janë divorcuar. Madje ai solli si shembull dhe rastin e një kolegu të cilin e la gruaja pasi u dashurua me trajnerin e fiskulturës.

“Unë bëra specializimin e neurokirurgjisë në Barcelonë, dhe në shërbimin e neurokirurgjisë ku unë punoja, 80% e neurokirurgëve ishin të divorcuar ose u divorcuan pas martesës dhe u martuan me njerëz të tjerë. Dikush me një infermiere, dikush me një mjeke dhe disa të tjerë me persona jashtë profesionit.

Ishte dhe rasti i një kolegut tim të cilin e la e shoqja dhe u martua me trajnerin që bënte fiskulturë.

Ndodh që mjekët të dashurohen dhe me pacientet, por janë raste më të shkëputura pasi nuk të lejon etika profesionale”, tha ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.