No menu items!

Në shkollë flinte … 10-vjeçarja me IQ më të lartë se Ajnshtajni dhe Hawking!

Adhara Pérez është një 10-vjeçare e diagnostikuar me Autizëm dhe megjithatë ajo është një nga njerëzit më të zgjuar në Meksikë dhe me sa duket në të gjithë botën. Historia e Adhara Perezit të vogël na çon në Meksikë dhe konkretisht në lagjen Tlavac, një lagje e rrënuar.

Në vetëm 3 vjeçe, ajo u diagnostikua me Sindromën Asperger. Në shkollë ajo u përball me bullizmin. Shokët e saj të klasës e quanin atë një “budallaqe” dhe mësuesit e saj nuk ishin veçanërisht optimistë për të ardhmen e saj.

“Në një kërcim shkolle e pashë duke luajtur brenda një shtëpie të vogël. Shokët e saj të klasës e mbyllën brenda dhe filluan ta thërrisnin “budallaqe” dhe ta godisnin. Nuk doja që ajo të vuante. Ajo më tha se nuk donte të shkonte më në shkollë dhe hyri në depresion.”, kujton nëna e saj, Nallely Sánchez.

Adhara bintw në gjumë gjatë orës së mësimit, por as mësuesit dhe as prindërit e saj nuk dyshonin për arsyen: Ajo e kishte mësuar prej kohësh lëndën e matematikës dhe niveli i klasës së saj nuk ishte më i duhuri për të. Por prindërit e saj, duke kërkuar ndihmën e ekspertëve, përfunduan në një qendër për fëmijët e talentuar, ku gjithçka ndryshoi.

Shkencëtarët, duke kryer një sërë testesh inteligjence, zbuluan se vajza kishte një IQ prej 162 , më të lartë se gjenitë si Ajnshtajni apo Hawking. Fatkeqësisht, nuk ka shkolla publike për fëmijët e talentuar në Meksikë dhe prindërit e saj nuk mund të përballonin institucionet private.

Kështu, Adhara përfundoi shpejt arsimin fillor dhe të mesëm dhe aktualisht është në universitet, duke studiuar dy lëndë në Inxhinieri në të njëjtën kohë.

 

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.