Mund të keni menduar se dimri është stina më romantike dhe koha kur çiftet bëjnë më shumë seks, një studim i ri ka zbuluar se ky besim është i gabuar.
Një studim nga Lovehoney (një dyqan i njohur online seksi në Britani), arriti në përfundimin se njerëzit bëjnë më shumë seks në një kohë të caktuar dhe shumë më tepër në një muaj të caktuar.
2000 persona (çifte dhe beqarë) morën pjesë në sondazh dhe iu përgjigjën pyetjes se sa shpesh bëni seks çdo muaj të vitit dhe kë u duket më seksi.
22% e çifteve janë përgjigjur se korriku është muaji më i mirë për seks.
Më pas, siç u shprehën, ndihen më të relaksuar, ndërsa po shijojnë edhe pushimet verore. Pothuajse 2/3 e çifteve thanë se bëjnë më shumë seks gjatë pushimeve. Sipas 26% të të anketuarve ne kemi më shumë dëshirë gjatë asaj kohe sepse jemi më të relaksuar dhe kemi më shumë kohë të lirë (arsyetimi i tyre ka kuptim).
Megjithatë, nuk është vetëm komoditeti i kohës që i jep më shumë përparësi korrikut dashuror. Çiftet raportuan se edhe moti i ngrohtë i ndihmon të “ndizen” më lehtë.
Por në cilin muaj bëjnë më pak seks?
Muajt e verës kryesuan listën e zgjedhjeve të pjesëmarrësve, me nëntorin dhe janarin që zënë vendet e fundit.
⦁ Korrik: 4 herë në javë
⦁ Gusht: 3,7 herë në javë
⦁ Qershor: 3,2 herë në javë
⦁ Maj: 3 herë në javë
⦁ Dhjetor: 2,9 herë në javë
⦁ Shkurt: 2,8 herë në javë
⦁ Shtator: 2,7 herë në javë
⦁ Prill: 2,6 herë në javë
⦁ Tetor: 2,6 herë në javë
⦁ Mars: 2,5 herë në javë
⦁ Janar: 2,3 herë në javë
⦁ Nëntor: 2,1 herë në javë