No menu items!

Kurti pyetet për përkrhajen ndërkombëtare pas aksionit të djeshëm: E kemi dhe mirë po shkon puna

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim për RTV Dukagjinin ka folur për qortimin e djeshëm ndërkombëtar pas aksioneve të Policisë së Kosovës në komunat veriore për të siguruar qasjen e kryetarëve të zgjedhur brenda objekteve komunale, raporton Gazeta Express.

Kurti ka thënë se ajo që ka ndodhur dje ka qenë synim që kryetarët e zgjehdur në mënyrë demokratike të kenë qasje në zyrat e tyre për t’iu shërbyer qytetarëve pa dallime.

Ai ka thënë se beson që për këtë do ta ketë mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

‘Sa i përket ditës së djeshme, ajo që është e rëndësishme të theksohet është se krejt cka kemi synuar është që kryetarët e komunave të zgjehdur në zgjedhje demokratiek të kenë qasje në zyrat e tyre ku duhet t’iu shërbjenë qytetarëve. Dhe besoj për këtë do ta kemi edhe mbështetjen ndërkombëtare”, ka thënë Kurti, raporton Express.

https://m.facebook.com/dukagjinidebatplus/videos/949992666128118/

I pyetur nga gazetarja se nuk duket që ka mbështetje ndërkomëbtare për veprimet e djeshme, Kurti ka thënë se “E kemi dhe mirë po shkon puna”

Ndryshe gjatë ditës së djeshme SHBA-ja ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës pas aksionit në veri. DASH madje ka theksuar se ajo që ka ndodhur dje do të ndikojë raportet e Kosovës me SHBA-në pasi që aksioni në veri është realizuar kundër këshillës amerikane../Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.