No menu items!

Kurti-Ramës: Draftin për Asocaicionin propozoja Vuçiqit për shqiptarët e Luginës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media ka folur për draftin e Asociacionint që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ua ka dërguar qendrave Perëndimore.

Kurti ka thënë se duke besuar në atë që beson Edi Rama se ai draft është i mirë, ka sugjeruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që atë draft t’ia dorëzojë Aleksander Vuçiqit për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kryeministri ka propozuar që kryeministri Edi Rama ta bëj një gjë të tillë më së largu në takimin e radhës të Open Balkan.

“Në takimin në Ohër unë kam ofruar ta shkiruaj draft statusin. S’kam interes që t’i dominoj. Por në atë rast kam kërkuar që të ketë dakordim për parimet bazë. Parimet dhe fryma i paraprijnë gerëms dhe tekstit. Unë nuk kam dyshim që z.Edi Rama beson që propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu, atëherë krejt çfarë unë propozoj është që kryeministri Edi Rama këtë draft statut për pakicat kombëtare, t’ia prezantoj presidentit të Serbisë, Vucic, më së largu në takimin e radhës të Open Balkan për shqiptarët në Luginë të Preshevës. Këtë propozim ai do të duhej t’ia bënte Vucicit për shqitparët në Luginë..

Propozimi im  është që duke besuar, në atë që beson kryeministri Rama se ai model është i mirë, në vend se t’ia propozoj Berlinit dhe Parisit për Kosovën, t’ia prezantoj Beogradit për shqiptarët në Serbi”, ka thënë Kurti.

“Unë nuk e di atë draft-statut, nuk e kam lexuar”, ka shtuar tutje kryeministri Kurti.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.