No menu items!

Flet burri që humbi 101 kg në kohë rekord

Ishte viti 2018, kur Nick Bricker vendosi të ndryshojë terësisht pamjen e tij fizike.

Pesha e tij trupore kishte kapur 198 kilogramë dhe kjo gjë u kthye në një alarm për shëndetin e tij. Nick nuk merrte dot frymë dhe nisi përdorimin e ilaçeve për të ulur presionin e gjakut.

“Nuk ngjisja dot shkallët. Më parë pija deri në 40 birra në natë dhe dy paketa cigare në ditë”, rrëfen 52-vjeçari për mediat e huaja.

Por, sot ai është kthyer në gjendje normale. Problemet me frymëmarrjen janë zhdukur, refluksi i acidit i është pastruar dhe ai pret të heqë së shpejti ilaçet për presionin e gjakut. Pneumologu i tij i tha atij se funksioni i mushkërive është rikthyer plotësisht. Dhe jo vetëm që Nick mund të ngjisë shkallët në shtëpinë e tij, por edhe ec deri në 30,000 hapa në ditë

Shoh fotot e mia të vjetra dhe zemërohem. Ndryshimi nisi kur unë hodha në kosh cigaret dhe shishet e birrës. I thashë vetes: Mbaroi!”

Nick ja arriti të hiqte dorë nga duhani dhe alkooli, por megjithatë kilet nuk u zhdukën aq shpejt pasi metabolizmi i tij kishte ndryshuar në një pikë të tillë sa ai mendonte se nuk do kthehej kurrë në gjendjen e mëparshme.

Kaluan dy vjet dhe pesha e Bricker mbeti e pandryshuar. Më pas goditi pandemia. Ai nisi një rutinë të re, vraponte çdo ditë nga 10 minuta. Minutat sa vinin e shtoheshin dhe ai ndryshoi drastikisht dhe mënyrën si ushqehej.

Ai hoqi bukën, picën, ushqimet e skuqura, patatet, orizin, ëmbëlsirat dhe pothuajse çdo gjë të pasur me karbohidrate, sheqer ose yndyrë. Ai kaloi në ushqime si kos, gjalpë kikiriku, smoothie, shumë perime, proteina pa yndyrë dhe sallata. Konsumonte shumë ujë dhe hoqi pijet e gazuara.

Sot Nick është 97 kilogramë dhe gëzon shëndet të plotë./tvklan.al

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.