No menu items!

19-vjeçarja shpëton 5 persona në ditën e saj të parë të punës si roje në plazh

19-vjeçarja Noemi Marangoni është një roje shpëtimi në Itali që në ditën e saj të parë të punës ka shpëtuar pesë persona që rrezikonin të mbyteshin në det.

Noemi me origjinë nga Pontinia, Lazio, ka pasion sportin dhe të enjten më 20 Korrik ka shpëtuar 5 persona që ishin në vështirësi me detin e trazuar. Sapo hynë në ujë, ata nuk mund të dilnin më për shkak të rrymës, e cila i çonte gjithnjë e më tej në det.

Noemi e cila ka ndjekur kursin e rojeve të shpëtimit si fillim shpëtoi një burrë dhe një grua që po bënin surf. Teksa thirri rojet bregdetare, ajo kuptoi se kishte njerëz të tjerë në vështirësi, duke përfshirë një burrë që nuk mundi të kthehej në breg për shkak të një grope të thellë, një grua dhe një djalë të ri.

Notarë të tjerë ishin përpjekur më parë t’i shpëtonin ato por pa sukses. Noemi u fut në ujë dhe të gjitha ndërhyrjet rezultuan me sukses pasi njerëzit u rikthyen në breg shëndoshë e mirë.

Ky rekord i saj në ditën e parë të punës u prit plot me duartrokitje nga pushuesit që i dhanë shumë komplimente. Ndërkohë që njerëzit që ajo shpëtoi e falënderuan, e uruan.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.