No menu items!

“Vëllezërit” e Benjamin Button, minorenët që duken si 80-vjeçarë

Brad Pitt, në vitin 2008, interpretoi një personazh që mbahet mend nga të gjithë: Benjamin Button. Ky personazh vuante nga një sëmundje e çuditshme: ai lindi me pamjen e një 80-vjeçari, por me kalimin e kohës, në vend që të plakej, ai rinohej.

Një rast i ngjashëm është vënë re te dy persona në Indi. Emrat e tyre janë Keshav dhe Anjali Kumar, dy vëllezër që jetojnë në rajonin Jharkhand të Indisë. Këta dy të rinj janë të diagnostikuar me Cutis Laxa, një çrregullim që përshpejton rritjen dhe shfaq simptoma të qarta të plakjes në lëkurë, ndikon në sistemin imunitar dhe gjithashtu te kockat.

Edhe pse më pak se 10 vjeç, Anjali dhe Keshav kishin pamjen e dy të moshuarve e për këtë arsye ngacmoheshin shumë në shkollë nga fëmijët e tjerë.

Prindërit e tyre, një çift shumë i varfër, kërkuan publikisht ndihmë për të gjetur një zgjidhje për situatën. Megjithatë, ky çrregullim nuk ka një kurë, madje as trajtim. E vetmja zgjidhje që mjekësia mund të japë sot janë vetëm qetësuesit.

Historia e indianëve të vegjël u bë e njohur 5 vite më parë, ndërsa tani rikthehet falë raportit që “Born Different” ka bërë për ta. Falë kësaj, Care Today Fund, një OJQ indiane që ndihmon njerëzit në situata tragjike, zbuloi rastin e këtyre vëllezërve dhe që atëherë ka ndihmuar me fonde, në mënyrë që ata të mund të përballojnë një “lifting” të fytyrës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.