Rita Ora ka qenë ditët e fundit shumë e përfolur në mediat shqiptare por edhe ato serbe.
Shkak u bë kapja e flamurit serb dhe performanca me të gjatë pjesëmarrjes së saj në një festival në Hungari.
Për këtë veprim ajo u kritikua nga publiku shqiptar që u ndje i lënduar.
Rita që të nesërmen e bëri të qartë se nuk ka qenë e vetëdijshme për flamurin që mbante në duar dhe se gjatë gjithë kohës ka menduar se ka një flamur hungarez në duar.
Teksa debatet po vazhdojnë ende, Rita ka reaguar sërish.