Love Island Albania pritet të nisë në 3 shtator, teksa moderatorja dhe autorja e programit, Luana Vjollca është drejt finalizimit të detajeve të fundit.
Ditën e sotme ajo ka ndarë me ndjekësit një moment tepër interesant gjatë xhirimeve të spotit.
Teksa po mbante në duar flamurin e “Love Island”, dikush i ka thënë ta rregullojë se po e mbante mbrapsht.
“Kështu i lexoj dhe librat une”-ia ka kthyer Luana me autoironi dhe plot elegancë. Kliko këtu
Kujtojmë se në një postim të shumë kohëve më patë, teksa Luana kishte publikuar foton e një libri në plazh, komentiesit e kritikuan se libri ishte i kthyer mbrapsht.
Epo mesa duket, Luana ka ditur të kthejë përgjigjjen më epike të mundshme në një situatë të tillë.
Shpeshherë Luana bën autoironi, e duket se kjo i shkon tepër përshtat, aq sa tashmë është kthyer si në një armë të sajën.