No menu items!

Rita Ora sërish pre e kritikave, ngatërron origjinën e bashkëshortit

Rita Ora bie sërisht pre e kritikave në rrjetet sociale. Këtë herë pasi ngatërroi origjinën e bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Gjatë episodit të fundit të “The Voice Australia”, një konkurrent këndoi “Ribbon in the Sky” të Stevie Wonder.

Gjyqtarët, përfshirë yllin e muzikës, e pëlqyen performancën e tij. Kur u pyet për formimin e tij muzikor, ai shpjegoi se u rrit duke kënduar në një kishë në Samoa.

Jason Derulo më pas i ka treguar disa tatuazhe nga Samoa, ndërsa ka treguar se truproja e tij është nga atje. Edhe Rita Ora komentoi duke u shprehur: “Edhe unë jam e martuar me një burrë që është gjysmë samoan”.

Menjëherë pas këtij komenti të Ritës kanë nisur reagimet në platformën X, ku përdoruesit i rikujtuan dhe një herë Orës se Taika Waititi nuk është samoan, por maori.

Ata ironizuan këngëtaren duke i thënë se duhet të dijë më shumë gjëra për burrin me të cilin u martua.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.