No menu items!

Vrasja në Deçan/ Kurti fton qytetarët të tregojnë informacionet, thotë se do të ruhet konfidencialiteti i tyre

Sot ka qenë ceremonia e varrimit të dy nxënësve që u vranë në Gllogjan të Deçanit, shkruan Gazeta Demos.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka qenë pranë familjeve Mustafaj e Hamzaj. Ai ndau disa fotografi ku shihet se është përlotur nga ky rast.

Mehmetaj me një shkrim prekës për Ramush Haradinajn pasi ky i fundit u tradhëtua nga lotët sot gjatë varrimit.

” Ju vranë 3 vëllezër e 22 ushtarë të Gllogjanit, kurrë loti nuk të doli nga sytë, a thua pse? Por sot të tradhtuan ndjenjat dhe të dolën lotët, në foto vrehet çfarë dhimbje ke mbrenda zemrës!”, tha ai. /GazetaDemos/

Postimi i plotë:

Ju vranë 3 vëllezër e 22 ushtarë të Gllogjanit, kurrë loti nuk të doli nga sytë, a thua pse? E keni pasur një qellim për Çlirimin e Kosovës dhe e keni ditur çfarë ju pret dhe për çka u flijuan shumë dëshmorë! Por sot të tradhtuan ndjenjat dhe të dolën lotët, në foto vrehet çfarë dhimbje ke mbrenda zemrës! Pse? Sepse nuk po e dinë për cilën arsye dhe nga kush u vranë këta nxënës shembullor! As Ledioni e Genta nuk e dinë pse u vranë! Nuk kanë për ta ditë kurrë! Sepse vdekja e tyre është e pa arsyetueshme! Urojë që kurrë më të mos ndodhin raste të tilla! Mbahu i fortë Gllogjan e ju familjarë, të fortë keni qenë gjithmonë!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.