No menu items!

E pazakontë: Stafi i aeroportit kapet duke vjedhur para e gjëra me vlerë në çantat e pasagjerëve

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Majemit në Florida, ku kamerat e sigurisë kanë kapur dy punonjës të Administratës së Sigurisë së Transportit në aeroport duke vjedhur në çantat e pasagjerëve, gjatë kontrollit të sigurisë, ose të paktën këto janë dyshimet e policisë, e cila tashmë i ka arrestuar të dyshuarit.

Duke përfituar nga fluksi i pasagjerëve ata fusnin duart në çantat e tyre dhe merrnin para dhe sende me vlerë.

Arrestimi i dy oficerëve të kapur nga kamerat e sigurisë u bë në korrik dhe ata po përballen me akuzat për vjedhje, që sipas policisë dyshohet se ka ndodhur ndër vite, teksa kohëve të fundit janë publikuar edhe pamjet. Vetë oficerët e sigurisë janë deklaruar të pafajshëm.

Ky konsiderohet një rast i pazakontë, sipas policisë, për faktin se oficerët e kanë ditur që janë 24 orë nën vëzhgim nga kamerat e sigurisë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.