No menu items!

Konsiderohet si ‘kasap’, por Pepe shënoi mbrëmë dhe u bë rekordmeni i Ligës së Kampionëve

Edhe pse shumë e konsiderojnë atë një “kasap” dhe një futbollist tepër të ashpër, mbrojtësi portugez Pepe ka vendosur mbrëmë (e mërkurë) një rekord në Ligën e Kampionëve “në skajin tjetër të fushës”.

Gjegjësisht, në fitoren e mbrëmshme të Portos ndaj Antëerp me rezultat 2-0, Pepe u bë golashënuesi më i vjetër në historinë e Ligës së Kampionëve.

Në minutën e parë të minutave shtesë, Francisco Conceicao hodhi topin në zonën e rreptësisë nga ana e djathtë dhe Pepe shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar 2-0.

Në këtë mënyrë, me 40 vjeç e 254 ditë, portugezi u bë futbollisti më i vjetër që ka shënuar gol në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Rekordi i mëparshëm ishte italiani legjendar Francesco Totti, i cili shënoi në vitin 2014 në moshën 38 vjeç e 59 ditë.


Vlen të theksohet se ky ishte një rekord i radhës për Pepen, i cili para disa javësh theu edhe rekordin e legjendarit Alessandro Costacurta, si lojtari më i vjetër që luajti në Ligën e Kampionëve.

Ai e bëri këtë në moshën 40 vjeç e 242 ditë në fitoren ndaj Antëerp me rezultat 4-1, ndërsa ish-mbrojtësi i Milanit paraqitjen e fundit në Ligën e Kampionëve e bëri në moshën 40 vjeç e 208 ditë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.