No menu items!

‘Pallati sekret i Vladimir Putinit’, videoja më e popullarizuar në YouTube për vitin 2021 në Rusi

Kundërshtari i Kremlinit, Alexei Navalny ka publikuar një video-hulumtim për pallatin e presidentit rus, Vladimir Putin. Videoja që tregon se vlera e pallatit është 1.3 miliard dollarë, është shpallur videoja më e popullarizuar në Rusi për vitin 2021.

Sipas Navalnyt, burim i të ardhurave për ndërtimin e këtij pallati është pastrimi i parave që kanë bërë Putini me ‘shokë’.

Videoja deri tani ka mbledhur rreth 120 milionë klikime.

Kjo video e rriti përkrahjen ndaj opozitarit, Alexei Navalny dhe nxiti protesta mbarëkombëtare për lirimin e tij.

Navalny, në shkurt u dënua me 2.5 vjet burg dhe po mbahet në një burg në lindje të Moskës për shkelje të lirimit me kusht,

Rusia, në qershor, i shpalli të jashtëligjshme aktivitetet e rrjetit të Navalnyt dhe i cilësot si organizata ‘ekstremiste’.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.