Infermierja e pensionuar, Zyrafete Shehu ka vdekur të dielën, ka njoftuar Oda e Infermierëve të Kosovës.
Shehu ka punuar në Klinikën e Neonatologjisë.
“Vdekja e znj.Shehu na ka prekur shumë, të gjithë ne që e njohëm. Si kryetare e OIK kam pasur fatin të punoj me të që nga ditët e para të punës, andaj më shumë se kurrë, ndjehem e prekur nga kjo humbje e pa kompensueshme që do të krijojë boshllëk të madh tek gjithë ne”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga OIK.