No menu items!

Iu gjetën qeska me drogë të lidhura në organ gjenital, i thotë policisë se s’janë të tijat

Një burrë në Florida të Shteteve të Bashkuara u arrestua gjatë fundjavës, pasi policia tha se i gjeti qeska me kokainë e metamfetaminë të ngjitura në organin gjenital gjatë një kontrolli në trafik.

Patrick Florence, 34 vjeç, ishte pasagjer në veturën që u ndal nga policia të shtunën në mëngjes rreth orës 4 në Clearwater, shkruan Daily Mail, përcjell Gazeta Express.

Policët e ndalën veturën, kur vërejtën se ajo nuk i kishte dritat të ndezura. Vetura u kontrollua nga policët, të cilët gjetën një armë nën ulësen e pasagjerit ku ishte ulur Florence.

I dyshuari më pas u kontrollua nga policët dhe iu gjetën dy qeska të ngjitura në organin gjenital – njëra me kokainë e tjetra me metamfetaminë.

Ai mohoi se arma dhe droga ishin të tijat para se të arrestohej, tha policia. Florence u akuzua për katër vepra penale, përfshirë posedim të kokainës, metamfetaminës, municionit dhe armës së zjarrit.

Para se të arrestohej, policia tha se i dyshuari nuk tregoi se e kujt është droga. Ai është arrestuar dhe mund të lirohet, nëse paguan dorëzani prej 24.000 dollarësh.

Policia tha se ky person ka pasur probleme me ligjin në të kaluarën dhe është arrestuar 20 herë nën akuza të lidhura me drogën.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.