No menu items!

Vuçiq: Kurti do ta përdorë Këshillin e Evropës për padi kundër Serbisë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sipas tij po e kërcënon Serbinë për shkak të Këshillit të Evropës, sepse do të ngris padi kundër Beogradit përmes institucioneve të kësaj organizate ndërkombëtare.

Duke komentuar paralajmërimin e Kurtit se Kosova do ta akuzojë Serbinë për krime lufte, Vuçiq tha se “Kurti ishte duke pritur që një shtet tjetër të bëjë padi, sepse Kosova nuk mund ta bëjë këtë, pasi nuk është një vend i njohur ndërkombëtarisht, kështu që dikush duhet ta bëjë në vend të tyre, e që është e vështirë

Ai po kërcënon, pikërisht për shkak të Këshillit të Evropës, për shkak të asaj që ia kanë mundësuar Dora Bakoyannit dhe shteteve perëndimore dhe do të përdorë institucionet e asaj organizate për të ngritur padi kundër Serbisë përmes tyre. Është pjesë e Planit masiv për presion dhe sulm ndaj popullit serb”, ka theksuar ai, raporton Kosovo Online.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.