No menu items!

Abdixhiku: Kurti mashtroi kur tha se nuk ka korrupsion në Qeverinë e tij me tenderët sekret

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka mashtruar kur thënë se nuk ka korrupsion në Qeverinë e tij me tenderët sekret.

Abdixhku përmendi edhe garancinë e Kurtit për ambasadorin Martin Berishaj për mbi një milion euro që dyshohet se i ka tërhequr në Kosovë.

“900 kontrata sekret i ka dhënë Qeveria e Kosovës, numër rekord, nuk ka ndodhur asnjëherë, pra kryeministri Kurti mashtroi”, ka deklaruar i pari i LDK-së Lumir Abdixhiku.

“Ky njeri ka garantuar edhe për Martin Berishajn njeriu që i ka nxjerrë 1.4 milionë euro në Kosovë, shikoni çfarë niveli i propagandës është. Zihet me 240 milionë euro, të dhënat nga zyrtarët e tij, me bizneset e Shqipërisë dhe të thotë se nuk ka korrupsion tani në një ambient të tillë e kuptoj pse duhet të pozicionoj vetën kështu. Por çdo ministri e tij çdo institucion nën të, është me kontrata njëburimore rekord. Po them edhe njëherë 900 kontrata sekret i kanë dhënë, numër rekord, nuk ka ndodhur asnjëherë, pra mashtroi”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, këto të dhëna janë publike në Prokurim Publik, dhe nuk janë të dhëna të LDK-së.

“Qytetarët le t’i kërkojnë këto të dhëna, sepse janë publike. Merreni me mend, kryeministri garanton që s’ka korrupsion për ministre që përfundoi në intervestim në Prokurori për rezerva shtetërore”, u shpreh Abdixhiku në KlanKosova.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.