No menu items!

VIDEO/ Arratisja më e dështuar në histori! Të burgosurit hapën një tunel, por në dalje bien mbi 30 policë që po bënin stërvitje

Titullin e arratisjes më të dështuar në histori e kanë marrë të burgosurit në Venezuelë, të cilët pasi hapën një tunel dhe kaluan muret e burgut, hasën në një grup prej 30 policësh që po bënin një stërvitje pak jashtë burgut.

Në videon e publikuar shihen disa nga 20 të burgosur që morën pjesë në këtë arrati, ku u kapën nga policët. Sipas Daily Mail, llogaritja e gabuar, i shtyu të burgosurit të hapnin tunelin që çon në zonën e stërvitjes në selinë e policisë në kryeqytetin venezuelian, Maracaibo.

Pavarësisht se 30 oficerët ishin të paarmatosur, në një deklaratë zyrtare thuhet se “gjithçka u vu nën kontroll” me tre prej të burgosurve të plagosur lehtë kur tentuan të arratiseshin.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.