No menu items!

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve Buk – i goditën me dronët kamikaz

Pjesëtarët e njësisë për operacione speciale të ushtrisë ukrainase, pretendojnë se kanë arritur të shkatërrojnë dy sisteme ruse të mbrojtjes kundërajrore Buk.

Ata thonë se kjo është arritur në vijën e frontit në Sumy, ku me precizitet të paparë u filmuan duke goditur këto sisteme ruse, transmeton Telegrafi.

Pjesëtarët e njësisë tonë zbuluan sistemet raketore të mbrojtjes kundërajrore ruse Buk në vijën e frontit në Sumy. Ato u goditën nga dronët kamikaz”, u tha nga kjo njësi ukrainase.

Gjithçka ndodhi kur njëri prej sistemeve u godit një herë, dhe në fushëbetejë u shfaq një tjetër që tentonte ta tërhiqte por që e pësuan të dy.

Sistemet e mbrojtjes kundërajrore u goditën nga dronët e mbushur me eksploziv, kurse gëzimi i ukrainasve u shfaq edhe në video – ku dëgjohen duke festuar goditjet. /Telegrafi

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.