Një video që po qarkullon së fundmi në rrjete sociale ka tërhequr vëmendje të madhe dhe ka ngjallur debate.
Klipi përshkruan një konfrontim midis dy grave, njëra e dashura e djalit ndërsa tjetra nëna.
E shkaku i konfliktit midis tyre thuhet të jetë tentativa e të dashurës për t’u takuar me të dashurin e saj, përcjell Telegrafi.
Videoja e shpërndarë në X nga një llogari e quajtur Ghar Ke Kalesh ka mbledhur miliona shikime.
E përmbajtja e saj i ka shqetësuar disa përdorues.
“Njerëz të tillë nuk janë të civilizuar. Imagjinoni vajzën e saj në të njëjtën gjendje”, ka shkruar një përdorues.