No menu items!

I tha se po shkon në treg, momenti kur gruaja e zë burrin në qendrën e vaksinimit me të dashurat dhe iu vërsulet

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video e filmuar në Brazil, ku gjithë ngjarja ka ndodhur në një pikë vaksinimi.

Braziliani na komuna Bajeu kishte shkuar që të vaksinohet i shoqëruar nga të dashurat e tij, pavarësisht që gruas i kishte thënë se po shkon në treg për të blerë disa gjësende, transmeton Telegrafi.

Por, ajo çfarë nuk kishte ditur ishte që gruaja e tij po të njëjtën ditë kishte planifikuar të shkoj të vaksinohet – madje i kishte thënë burrit se planifikon ta vizitojë gruan e vëllait.

Kështu dyshja u takuan në qendrën e vaksinimit duke mos iu besuar syve që po e shihnin njëri-tjetrin. Ajo menjëherë iu vërsul të dashurave të tij që mbroheshin, por edhe kjo metodë nuk u ndihmoi aq shumë.

Si pasojë e kësaj, ato pësuan disa mavijosje në vend të vaksinave dhe përfunduan në spital për tretman. E mediat braziliane raportojnë se nuk dihet se si ka përfunduar ky incident.

 

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.