No menu items!

Ekspertët tregojnë metodën e re që po përdorin hajdutët për të hyrë nëpër shtëpi

Bravëndreqësit po u bëjnë thirrje pronarëve të shtëpive që të marrin më shumë masa paraprake pasi hajdutët po përdorin metodën e djegies së dyerve për të hyrë në shtëpi.

The Sun, shkruan se ekspertët kanë paralajmëruar se kriminelët kanë përdorur nxehtësinë për të shpërthyer dyert dhe për të këputur bravat, në mënyrë që të hyjnë në shtëpi dhe për të vjedhur.

Bravëndreqësit kanë paralajmëruar se trendi është në rritje, pasi një klienti të tyre në Mançester iu thye shtëpia.

Sipas mediave hajdutët përdorin metodën e djegies për dëmtuar bravat e më pas futen në shtëpi, ku dhe kryejnë ‘misionin’ e tyre’.

Drejtoresha e kompanisë Elizabeth Johns  u ka kërkuar pronarëve të shtëpive që të vendosin në dyer e shtëpive brava rezistente në mënryë që hajdutët mos t’i dëmtojnë, duke bërë në këtë mënyrë që të shmangin vjedhjen.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.