Maresca: James po përmirësohet, por do të duhen javë për t’u rikthyer

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca ka folur rreth situatës aktuale të klubit të tij.

Skuadra e tij, do të përballet ndaj Southamptonit në “St Marys”, ku synon të vazhdojë ecurinë pozitive të rezultateve.

Italiani, u pyet edhe rreth rikthimit të Reece James, i cili ka qenë i lënduar dhe për Fofanën që u lëndua ndaj Aston Villës.
6

Reece James po përmirësohet, por do të duhen javë për t’u rikthyer.

Edhe Fofana do të jetë jashtë për javë, presim përditësime të reja së shpejti”, u shpreh Maresca.

“Blutë” e Londrës, aktualisht gjenden në vendin e 3-të në Premier League me 25 pikë, aq sa Arsenali në vendin e dytë./IndeksOnline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU