Zhegrova i mungon edhe sonte për Lille

Lille do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në Ligue 1, ku do të përballet me Auxerre.

Edhe në këtë takim do të mungojë ylli kosovar, Edon Zhegrova.

Trajneri Bruno Genesio konfirmoi mungesën e Zhegrovës gjatë një konference të djeshme, duke theksuar se ai ka rifilluar stërvitjen, por i duhet më shumë kohë për t’u rikthyer plotësisht.

Ai nuk është përfshirë fare në skuadër, teksa pritet të jetë i gatshëm për duelin e radhës.

Ai nuk është përfshirë fare në skuadër, teksa pritet të jetë i gatshëm për duelin e radhës.

Ndërsa, Napoli ka shprehur interesim për transferimin e tij, ndonëse një largim i Zhegrovës në janar nuk do të lejohet nga Lille.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU