Albin Kurti: Finale fantastike, urime Trepçës për Kupën e Kosovës

Trepça fiton Kupën e Kosovës në basketboll pas një finaleje të barabartë ndaj Bashkimit

Prishtinë – Në një atmosferë elektrizuese në kryeqytet, Trepça triumfoi ndaj Bashkimit në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, vlerësoi këtë përballje si një ndeshje fantastike, me një tifozëri të zjarrtë nga të dyja kampet.

Me vetëm 6 pikë diferencë në rezultatin përfundimtar, Kryeministri theksoi se loja ishte edhe më e barabartë se sa tregon shifra. Ai përgëzoi Trepçën për suksesin dhe i uroi Bashkimit suksese në vazhdim.

Dy qytetet historike të Kosovës, Mitrovica dhe Prizreni, u përfaqësuan denjësisht në këtë finale, duke dëshmuar rëndësinë e sportit si një faktor bashkimi dhe krenarie kombëtare./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU