No menu items!

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka reaguar ndaj raportimeve të sotme lidhur me ndërtimin e stadiumeve në Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan.

MKRS përmes një sqarimi publik ka bërë të ditur se procedurat për ndërtimin e këtyre stadiumeve nuk janë anuluar.

Ministria tutje ka theksuar se proceset për stadiumet në Pejë dhe Gjilan janë ende në fazën e vlerësimit si pjesë e procedurave të rregullta, dhe se rezultati i vlerësimeve do të publikohet në ditët në vijim.

Po ashtu, ministria ka konfirmuar se asnjë kontratë ekzistuese lidhur me këto projekte nuk është anuluar.

“Lidhur me raportimet e fundit të mediave për anulimin e procedurave për stadiumin e Pejës, Mitrovicës dhe Gjilanit, sqarojmë se ato nuk janë anuluar. Sa i përket stadiumeve në Gjilan dhe Pejë, proceset janë në fazën e vlerësimit si procedura të rregullta dhe MKRS do të dalë me rezultate në ditët në vijim. Po ashtu, sqarojmë se asnjë kontratë ekzistuese nuk është anuluar”, thuhet në sqarimin e MKRS-së.

Ndryshe në faqen zyrtare të prokurimit “E-prokurim” figurojnë të dhënat se këto tendere  janë anuluar.

Ndërtimi i “Stadiumit të Qytetit” në Pejë me 19 milionë euro, rinovimi i “Stadiumit të Qytetit” në Gjilan me vlerë 15 milionë euro dhe rinovimi i stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë me vlerë tre milionë euro. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.