No menu items!

FFK e bëri me kohë harmonizimin e statutit me ligjin e ri të sportit

Gjatë ditës së sotme në media është raportuar se Federata e Futbollit të Kosovës nuk do të përfitojë mjete financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga Ligji i Sponzorizimit.

Raportohet se FFK-ja nuk i ka respektuar afatet kohore të MKRS-së për harmonizimin e akteve të saj normative me Ligjin për Sportin.

Por në videot e shkëputura nga IndeksOnline nga mbledhja e Kuvendit të fundit të FFK-së, i mbajtur me 5 shkurt, shihet se delegatët e pranishëm kanë votuar pro harmonizimit të statutit me ligjin e ri të sportit.

Sipas raportimeve të mediave, MKRS i ka bërë thirrje FFK-së dhe federatave të tjera sportive të përfundojnë këtë proces brenda afateve kohore, sepse në të kundërtën përgjegjësia për pezullimin e sistemit të financimit të sportit/federatës do të jetë mbi ata.

Deri më tani, vetëm Federata e Basketbollit, Hendbollit, Karatesë, Notit, Pingpongut dhe Triathlonit e kanë përmbushur këtë obligim./IndeksOnline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.