Në “Weekend” në Klan Kosova, njohësi i teknologjisë, Drilon Jaha ka prezantuar Kaon Krasniqin, djaloshi i cili me Inteligjencë Artificiale ka krijuar aplikacione.
13 vjeçari ka treguar se si ka filluar rrugëtimi i tij në fushën e teknologjisë.
“Fillimisht rrugëtimi im në teknologji ka qenë prej moshës 6 vjeçare, nuk kam ditë as kodim as programim dhe kam arritë në një shkallë më aftësi më të larta me inteligjencë artificiale”, tha Kaoni, transmeton Klankosova.tv
Ai tutje shpjegoi se prindërit e tij kishin qenë shumë përkrahës.
Ajo që ma ka shty me i arrit këto aftësi është kureshtja. Jam fëmijë kureshtar. E kemi pas kompjuterin në shtëpi, dhe me ka interesu. Pastaj iu kam kërku prindërve me shku në kurs në shkollën dixhitale. Prindërit kanë qenë përkrahës”, tha ai.