No menu items!

Marciniak i përgjigjet komenteve të Hansi Flick dhe futbollistëve të Barcelonës, deklaratat e tyre i cilëson qesharake

Gjyqtari polak, Szymon Marciniak ishte në qëndër të vëmendjes, në 24 orët e fundit.

Ai u akuazua nga trajneri i Barcelonës, Hansi Flick dhe futbollistët e klubit katalanas për referim jo të mirë, në ndeshjen e dytë gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Interit, shkruan IndeksOnline.

Zikaltërit kaluan në finale, pasi fituan me rezultat të përgjithshëm 7-6.

E Marciniak iu përgjigj komenteve të Flick dhe futbollistëve të Barcelonës.

“Komentet e bëra nga Flick dhe lojtarët e tij janë qesharake. Çfarë mund të them për komente të tilla? Nuk kam dëmtuar askënd”, ka deklaruar Marciniak.

Ndeshja mes Interit dhe Barcelonës u karakterizau me disa momente të diskutueshme.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ishte i zhgënjyer me humbjen dhe vendimet e Marciniak.

“Jam i zhgënjyer dhe i zemëruar. Disa vendime ishin të pakuptueshme për ne”, deklaroi tekniku gjerman./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.