“Dikush e ka, dikush se ka”/ I përmendën Brikenën, motra e Mateos bën reagimin e fortë

Zhvillimet e fundit rreth ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”, Mateos dhe Brikenës, kanë dalë përtej çiftit, duke përfshirë tashmë edhe familjarët e tyre në diskutimet e rrjeteve sociale, transmeton Raporto24.

Pas ndarjes së tyre, e cila ndodhi pak kohë pas përfundimit të formatit televiziv, vëmendja e ndjekësve është zhvendosur tek aktiviteti i tyre në rrjete sociale dhe interpretimet e çdo postimi të ri.

Së fundmi, motra e Mateos, Kejsi, ka tërhequr vëmendje me një video të publikuar në profilin e saj, ku shfaqet duke kërcyer nën ritmet e një kënge të njohur.

Megjithatë, ajo që ka shkaktuar më shumë diskutime nuk ka qenë vetë videoja, por teksti i përzgjedhur për ta shoqëruar atë. Kejsi ka përdorur këngën “Mesazh” nga Buta dhe Kida, duke veçuar vargjet: “Jeta është kështu, dikush e ka dikush s’e ka…”.

Ky detaj është interpretuar nga disa ndjekës si një mesazh i tërthortë i lidhur me situatën pas ndarjes së çiftit, duke nxitur komente dhe diskutime të shumta në rrjet.

Pas publikimit të videos, seksioni i komenteve është mbushur me reagime të ndryshme, ku një pjesë e ndjekësve – kryesisht mbështetës të Brikenës – kanë bërë komente të drejtpërdrejta, duke rikthyer në vëmendje ish-lidhjen dhe duke analizuar në mënyra të ndryshme qëllimin e postimit.

Screenshot

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU