Fero dhe Diona Fona në lidhje dashurie?

Një ndërveprim i fundit në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e fansave të Feros dhe Diona Fonës, duke nxitur spekulime për raportin mes tyre, shkruan Raporto24.

Shkak është bërë një koment i reperit në një prej postimeve të këngëtares, ku ai ka shkruar publikisht: “Të dua”. Mesazhi nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët menjëherë nisën të aludojnë për një afrim të mundshëm mes dy artistëve.

Edhe pse as Fero dhe as Diona Fona nuk kanë reaguar lidhur me këto spekulime, komenti ka mjaftuar që emrat e tyre të bëhen pjesë e diskutimeve në rrjet.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një miqësi të ngushtë apo për diçka më shumë, ndërsa fansat po ndjekin me interes çdo lëvizje të dyshes.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU