Interi është kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet në Mynih, pas një serie epike kundër Barcelonës, të cilën e mposhti me rezultat të përgjithshëm 7-6.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi ka ndërtuar një ekip të fortë dhe të balancuar, që tashmë shihet si pretendent serioz për trofeun evropian, kundër fituesit të çiftit Arsenal – PSG.
Zikaltërit hynë në përballjen me katalanasit me një statistikë mbresëlënëse – kishin qenë në disavantazh vetëm për 10 minuta në gjithë turneun.
Foto:Blerim Uka
Zikaltërit hynë në përballjen me katalanasit me një statistikë mbresëlënëse – kishin qenë në disavantazh vetëm për 10 minuta në gjithë turneun.
Foto:Blerim.Uka
Në minutën e 87-të të ndeshjes së kthimit, dukej se ëndrra e Interit do të shuhej kur Raphinha i dha avantazhin Barçës. Por në minutën e 92-të, Francesco Acerbi barazoi rezultatin në 3-3, duke e mbajtur Interin në lojë. Pra vetëm edhe gjashtë minuta të tjerë, në total 16 minuta.
Në vazhdim, italianët shënuan golin vendimtar dhe mbyllën serinë në favor të tyre.
Giuseppe Meazza, një fortesë evropiane
Stadiumi “Giuseppe Meazza” është kthyer në një terren të pathyeshëm në ndeshjet evropiane. Që nga humbja ndaj Bayern Munich më 7 shtator 2022 (0-2), asnjë skuadër tjetër nuk ka arritur të fitojë në këtë stadium në Ligën e Kampionëve.
Interi e nisi këtë seri mbresëlënëse duke mposhtur Barcelonën 1-0 në fazën e grupeve.
Një skuadër solide edhe në ligë
Interi e fitoi titullin e 20-të në Serie A sezonin e kaluar me një diferencë të thellë prej 19 pikësh ndaj Milanit. Ekipi i Inzaghit kishte një mbrojtje të hekurt, duke pësuar vetëm një gol çdo 210 minuta (6% e kohës së luajtur) dhe nuk u mund asnjëherë me më shumë se një gol diferencë gjatë gjithë sezonit.
Edhe këtë edicion, në kampionatin italian, ata kanë pësuar një gol çdo 240 minuta (8%) dhe asnjëherë më shumë se dy herë në një ndeshje.
Simone Inzaghi ka ndërtuar një projekt të suksesshëm në Milano, duke konsoliduar ekipin si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Aktualisht Interi mban vendin e dytë në Serie A, vetëm dy pikë pas Napolit.
Synimi, titulli i katërt evropian
Interi ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve, herën e fundit në sezonin 2009/10 nën drejtimin e José Mourinhos.
Në vitin 2022, ata humbën një finale të ngushtë ndaj Manchester Cityt. Tani, tre vjet më vonë, janë sërish në një finale të madhe, ku do të përballen me fituesin e ndeshjes PSG – Arsenal.
Lojtarë si Lautaro Martinez kanë rastin të shlyejnë atë humbje të dhimbshme dhe të tentojnë ta sjellin Kupën e Katërt në Milano. Vetëm tre lojtarë të formacionin startues të ndeshjes ndaj Man Cityt nuk janë me, me Andre Onana (Man Utd), Edin Dzeko (Fenerbahce) dhe Marcel Brozovic (Al Nassr), që janë larguar./Raporto24